Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar në juglindje të Pogradecit.
Sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e monitorimit të tërmeteve, lëkundja është regjistruar me epiqendër rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit, në koordinatat 40.802° N, 20.825° E.
Të lidhura
None found
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër etj, ku banorët kanë raportuar lëkundjet.

