Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda

Ditën e sotme më 26 qershor 2025, në orën 13:51 një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, u regjistrua në në jugperëndim të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.

Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, ç`ka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.

Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës Rihter.

 


Shtuar 26.06.2025 14:26