Tërmet në mesnatë në Shqipëri, qytetarët në panik: Ishte shumë i fortë! (FOTO LAJM)

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mbrëmë në mesnatë në Shqipëri.

Lëkundja prej 3.5 e shkallës Righter është shënuar rreth orës 01:05 të mesnatës, me epiqëndër 11 Km larg Durrësit.

Pavarësisht shkallës së lehtë të tërmetit, qytetarët shqiptarë shkruajnë në faqen e EMSC se lëkundja ishte shumë e fortë dhe pse e shkurtër.

Rikujtojmë se prej ditësh vendi është përfshirë nga tërmete të shumta kryesisht në qarkun e Dibrës që fatmirësisht kanë qënë lëkundje pa dëmë te mëdha. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.11.2021 08:04