Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë brigjeve të Kalifornisë.
Sipas të dhënave të regjistruara nga Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së, tërmeti ishte me magnitudë 6,2 ballë.
CNN raporton se tërmeti ndodhi afër Kepit Mendocino pranë kontesë Humboldt dhe u ndje deri në San Francisko dhe Chico, Kaliforni.
Deri më tani nga raportimet e para bëhet me dije se nuk është regjistruar asnjë dëm katastrofal.
Megjithatë ekipet e emergjencës shtojnë se tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët dhe disa dëme të tjera materiale./albeu.com/