Tërhiqet Papa Françesku: Nuk kam ndërmend ta vizitojë Ukrainën

Papa Françesku ka thënë se nuk do të vizitojë Ukrainën.

Papa theksoi se ishte “i gatshëm të bënte gjithçka për të ndalur luftën”, por një vizitë e tij mund të ndërhyjë në “objektiva më të larta”, siç janë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, shkruan BBC.

Në intervistën e publikuar të premten, Ati i Shenjtë e përshkroi gjithashtu vizitën e tij të papritur në ambasadën ruse në Vatikan në fund të shkurtit si “një vendim të çastit që e kishte marrë një natë duke menduar për Ukrainën”.

“Unë shkova vetëm. Nuk doja që askush të më shoqëronte. Ishte një përgjegjësi e imja personale”, theksoi Papa./albeu.com/