Tentuan të vidhnin një magazinë në Kashar, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, të cilat tentuan të vidhnin një magazinë në Kashar.

Mësohet se shtetasit me iniciale M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç janë persona me precedentë të cilët janë akuzuar për vjedhje.

Policia ka sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë.

Njoftim policie

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre.

Në rrugën “Pavarësia”, gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com