EMRI/ Gjyqi i PD, Apeli cakton gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e Bardhit

Procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit, që do të shqyrtoje kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Mësohet se gjyqtarja që do shqyrtoje kërkesën e Bardhit është Edlira Petri.

Njoftimi:

Sot ne date 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise. Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen u kerkua perjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i perjashtimit u referua vendimi i ndermjetem i gjykates, per te paraqitur autorizimin per perfaqesim, konform normave te statutit te PD. Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie. Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te shtyje seancen per ne date 17.01.2023, ora 9:00. Nderkohe do te caktohet me short gjyqtari qe do te shqyrtoje kerkesen per perjashtim, per te cilin do te njoftoheni menjehere.

Ditën e sotme, u zhvillua në Gjykatën e Apelit seanca për statutin e Partisë Demokratike. Grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerja me pretendimin se çështja mund të paragjykohet. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.