Tentuan të grabisnin bankomatin brenda marketit, policia në kërkim të autorëve

Ditën e djeshme, është tentuar të grabitet një bankomat në Malin e Robit. Mësohet se persona ende të pa identifikuar kanë tentuar të vjedhin bankomatin i cili ndodhet në ambientet e një marketi, në pronësi të shtetasit D.B.

“Më datë 11.05.2021, gjatë në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë tentuar të vjedhin me thyerje bankomatin që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B”, njofton policia.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

 


Shtuar 12.05.2021 10:02