Tensionet në komision, Bardhi i përgjigjet Bashës: Strategjia e një të paburri që…

Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës, pas deklaratës së këtij të fundit pas përplasjeve në Komisionin e Mediave.

Ndërsa Bardhi e cilësoi “zagar që ka shitur interesat e demokratëve“, Basha në një postim në rrjetin social X i quajti Gazmenmt Bardhin dhe Flamur Nokën “burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë”.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në X.

Sakaq, Bardhi nga ana tjetër e akuzon Bashën se nuk është në krah të opozitës në luftën ndaj mazhorancës.

“Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij”, shkruan Bardhi./albeu.com 


Shtuar 17.01.2024 12:41