Përplasjet e përsëritura të protestuesve me policinë po shoqërojnë protestën kundër qeverisë në Tiranë, ku tensionet mbeten të larta. Demonstruesit kanë hedhur sende drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa të rinjtë dhe studentët kanë detyruar autobotin e ujit të tërhiqet dhe kanë ngritur barrikada në rrugë.
Policia e ka vënë sërish në përdorim autobotin, duke e drejtuar nga turma dhe duke lëshuar ujë me presion. Nga tarraca janë hedhur gjithashtu sasi të mëdha gazi lotsjellës drejt të rinjve.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja e forcave të rendit nuk i ka larguar të rinjtë nga rrugët. Ata vazhdojnë të qëndrojnë aty, teksa protesta po përhapet në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Një prej pjesëmarrësve, teksa shprehte zemërimin ndaj qeverisë, deklaroi se, sipas tij, pushteti kishte marrë fund sonte.
Në kushtet e tensioneve që vazhdojnë, protestuesit po shprehin pakënaqësinë me qeverinë dhe po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.





