E ftuar përmes një lidhjeje live në emisionin “Tonight” të Mirela Milorit, studentja Emi Meçani deklaroi se protesta ka një kërkesë kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbështetura në një Kod të ri Zgjedhor.
Meçani tha se ka marrë pjesë në protestë që prej ditës së parë dhe se do të vijojë të jetë aty deri në përfundim të saj. Sipas saj, studentët dhe qytetarët janë të rraskapitur nga situata në vend, ndërsa kërkesat për konvikte, bursa studimi, ushqim dhe mbështetje për studentët që vijnë nga rrethet janë përsëritur prej tetë vitesh.
Të lidhura
None found
“Kam qenë në protestë që ditën e parë dhe do të jem deri në ditën e fundit. Jemi të gjithë të lodhur, nuk mundemi më të jetojmë. Realisht, e gjithë jeta e Shqipërisë dhe e Tiranës po na mbyt të gjithëve, si studentë dhe si qytetarë. Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe të kalojë vendi në zgjedhje elektorale me një Kod të ri Zgjedhor. Sepse nuk ka më sens për ne të ulemi me kryeministrin në një tavolinë me kërkesa që ne kemi tetë vjet që ia kemi kërkuar. I kemi kërkuar konvikte, bursa studimi, ushqim, stresim për studentët që vijnë nga rrethet. Jemi lodhur të gjithë duke shkuar atje, duke iu lutur atij të na i japë. Nuk ka më sens që ne t’i lutemi kryeministrit. Ne do të vazhdojmë derisa ai të japë dorëheqjen. Nëse ai nuk e jep dorëheqjen, jam e sigurt që situata do të përkeqësohet”, u shpreh studentja.
E pyetur nga moderatorja Mirela Milori nëse lëvizja studentore do të shndërrohet në një forcë të re politike, Emi Meçani tha se nuk ka dijeni për një zhvillim të tillë.






