Tension në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë sërish foltoren! Nikolla ndërpret seancën

Ashtu si në të gjitha seancat e fundit deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, për shkak se nuk ju është ndërprerë fjala nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla i ka ndërprerë fjalën Flamur Nokës dhe Oerd Bylykbashit, duke i cilësuar deklarata e tyre si shkelje të etikës dhe fyerje të deputete gra në Kuvend.

Mënjehërë sapo ju është ndërprerë fjala të gjithë deputetët e opozitës janë afruar tek foltorja duke e bllokuar ata.

Kjo “skemë” e dputetëve të opozitës për bllokimin e foltores është e përsëritur në çdo seancë, sa herë ju ndërpritet fjala.

Pas këtij vepimi, Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën duke kërkuar 5 minuta pushim.


Shtuar 13.02.2023 18:05