Temperatura të larta! Qytetarët nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar

Temperaturat e larta kanë sjellë turistët e parë në Shqipëri.

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës! Qytetarët nga Kosova duket se kanë zgjedhur që temperaturat e lartë të fundjavës t’i shfrytëzojnë në plazh, në bregdetin shqiptar.

Sipas policisë kufitare, këtë të shtunë në territorin shqiptar hynë më shumë se 5 mijë qytetarë.

Fluksi i udhëtarëve ka bërë që në kufi të punohet me 6 sportele shtesë për të shmangur radhët, megjithatë ka qenë e pamundur. /albeu.com/


Shtuar 1.05.2021 20:04