VIDEO/ Amarildo Gjoni gjen golin me kokë në Poloni, festë me shqiponjën për ish-sulmuesin e Elbasanit

Amarildo Gjoni ka shënuar golin e tij të parë në sezonin e ri me Puszcza-n, skuadër që garon në “Betclic 1. Liga”, niveli i dytë i futbollit polak. Qendërsulmuesi 27-vjeçar, i cili luajti me Elbasanin në Kategorinë Superiore gjatë sezonit 2024-2025, zhbllokoi përballjen me Pogon Siedlce në minutën e 48-të dhe e shoqëroi golin me festimin e shqiponjës.

Aksioni nisi nga një krosim prej goditjes së këndit, të cilin Gjoni e ktheu në një goditje të fortë me kokë. Portieri kundërshtar arriti ta ndalte përpjekjen e parë, por sulmuesi reagoi me vëmendje nga pozicioni i duhur dhe goditi sërish me kokë, këtë herë duke e çuar topin në rrjetë.

Të lidhura

None found


Shtuar më 16.10.2026 17:45