Temperatura deri në 40 gradë dhe alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Deri në orët e mesditës territori do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, pritet që në orët e mesditës dhe në vijim të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në vendin tonë. Ndërsa mbrëmja largon vranësirat e shpeshta nga ultësira perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të pësojnë zhvillime në të gjithë Kosovën duke gjeneruar reshje shiu, të cilat më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut në orët e para të ditës paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por parashikohet që gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen duke sjell reshje shiu në të gjithë territorin. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht motin.

Rajoni dhe Evropa

Alpet e Evropës pjesërisht dhe Rajoni i Ballkanit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjell reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe shira do të jetë Lindja e kontinentit. Ndërsa Evropa Veriore, Qendrore dhe ajo Jugperëndimore do të paraqiten me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave./albeu.com/