Televizioni rus shfaq pamjet e mercenarëve nga Lindja e Mesme që do t’i bashkohen Rusisë në luftë (VIDEO)

Televizioni propagandistik rus ‘Zvezda’ që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka shfaqur pamje që pretendohet se janë të mercenarëve nga Lindja e Mesme që pritet t’i bashkohen Rusisë në agresionin e saj në Ukrainë.

Presidenti rus Putin ka deklaruar se 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme do të stacionohen në lindje të Ukrainës për t’i ndihmuar seperatistëve rusë atje, raporton Gazeta Express.

Pamjet e këtij televizioni rus të mercenarëve nga Lindja e Mesme janë shpërndarë nga televizioni NextaTv në Twitter.

 


Shtuar 11.03.2022 12:51