“Të gjithë mund të kandidojnë, përveç njërit”, Sali Berisha “thumbon” ish-kreun e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bisedimet me aleatët i cilësoi pozitive, ndërsa tha se gjithçka po shkon sipas planit, për të nxjerrë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Kam takuar Mediun, Dulen, Dukën dhe Dashmair Shehin. Konstatoj se realisht po eocen drejt një kandidati dhe unë falënderoj të gjithë aleatët, që për qëllimet e tyre pozitive, që opozita të ketë një kandidat të vetëm. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve në vijim do të takoj të gjitha forcat politike që kanë patur aktivitete elektoral , por nuk janë në parlament”, tha ai.

“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjetër të kandidojnë. Të gjithë , vetëm ai jo. Ai ka problemet e veta. Mos të merremi me të tani. Ai është izoluar ka hallin të zgjidhë problemet e tij.”, tha ai./albeu.com