Lokalet 2023, Berisha: Po flasim dhe me grupin “Alibeaj”, ftesta ime është e fundit

Ditën e sotme gjatë një prononcimi për mediat kreu i PD-së ka folur dhe nxjerrë disa detaje në lidhje me zgjedhjet lokale.

Ai tha se ka zhvilluar takime me Enkelejd Alibeaj dhe se do të zhvillojë sërish po kjo sipas tij do të ishte ftesa publike e fundit e tij nëse do të donin mirëkuptim dhe marrëveshje.

Berisha: Gjatë këtyre ditëve do të takoj të gjitha forcat politike që kanë patur aktivitet elektoral por nuk janë në parlament, pra të shkohet me një front të vërtetë. Çdo deputet është i ftuar që të kandidojë po të dojë, por edhe të inkurajojë të tjerë. Kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eliminuese, por do të jenë primaret, ne kemi premtuar dhe do të sjellim ndryshimin. Kushdo që do të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Grupimi Alibeaj? Janë bërë takime, do bëhen takime. Paloka po merret me këtë, por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan mirëkuptim apo marrëveshje.


Shtuar 6.10.2022 13:35