Të gjitha tërmetet apokaliptike që kanë goditur Tokën në 25 vitet e fundit, duke shkaktuar mijëra viktima

Tërmeti që goditi Marokun ka vrarë më shumë se 1000 njerëz deri më tani.  Si pasojë e tërmetit janë prekur mbi 300,000 njerëz. Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Të lidhura

None found

Ja një vështrim i tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 25 viteve të fundit në botë:

Turqi dhe Siri -2023

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit, duke shkaktuar më shumë se 46 mijë viktima.

 

Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter.

Indonezi – 2004

Një tërmet me magnitudë 9.1 në Indonezi shkaktoi një cunami në Oqeanin Indian, duke vrarë rreth 230,000 njerëz.

Haiti – 12 janar 2010

Në Haiti, më shumë se 100,000 njerëz u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.0.

Qeveria vlerësoi 316,000 të vdekur, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur një saktësim të numrit të viktimave.

Sichuan – 12 maj 2008

Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Sichuan lindor në Kinë, duke rezultuar në më shumë se 87,500 të vdekur.

Pakistan – 8 tetor 2005

Një tërmet me magnitudë 7.6 vrau më shumë se 80,000 njerëz në rajonin e Kashmirit të Pakistanit.

Iran – 2003

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Iranin juglindor, duke shkaktuar më shumë se 20,000 të vdekur.

Indi – 26 janar 2001

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Gujarat në Indi, duke vrarë rreth 20,000 njerëz.

Japoni – 11 mars 2011

Një tërmet me magnitudë 9.0 në brigjet verilindore të Japonisë shkaktoi një cunami, duke vrarë më shumë se 18,400 njerëz.

Turqi – 17 gusht 1999

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Izmit të Turqisë, duke vrarë rreth 18,000 njerëz.

Nepal – 25 Prill 2015

Në Nepal, më shumë se 8,800 njerëz u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë.

Java Island – 27 maj 2006

Më shumë se 5,700 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin Java të Indonezisë.


Shtuar më 9.09.2023 20:18

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş