Tanke e helikopterë, kjo është data kur trupat ushtarake do të blindojnë Tiranën (VIDEO)

Pas pamjeve nga stërvitja përgatitore e Defender Europe 21, mes trupave shqiptare e atyre amerikane, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se stërvitjet do të jenë të mundura dhe për publikun.

Kjo stërvitje, do të angazhojë të gjitha strukturat e Forcave tona të Armatosura, përkrah atyre amerikanë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”, njofton ministri.

Shtuar 17.05.2021 04:05