Pamjet më të fundit nga vendi ku u kapën 400 kg kokainë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet më të fundit nga vendi i ngjarjes ku në Kosovë u sekuestruan reth 400 kg kokainë.

Në videon e Kallxo, shihen njësitet elite të Policisë gjenden në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrat ku gjendet droga.

Drejtori e Antidrogës Bahri Shala tha se ende nuk është bërë ekzaminimi i sasisë së drogës që është kapur.

Vendi ku dyshohet se është ndaluar kamioni gjendet në hyrje të qytetit të Lipjanit, brenda oborrit të një kompanie.


Shtuar 17.05.2021 16:49