“Tani fantazma ka fytyrë dhe emër”, mediet italiane jehonë arrestimit të laçianit Dodaj: “Zoti i drogës” 10 vite në arrati

Tani fantazma ka një emër dhe një fytyrë.

“Edi” Edmond Dodaj, 42-vjeçari shqiptar, i cili prej 10 vitesh kërkohej në Itali pasi duhet të vuajë 15 vite burg për shoqatë që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, u arrestua në Shqipëri, në qytetin e Kurbinit.

Arrestimi i Dodajt më 24 gusht ka bërë jehonë në mediet italiane.

Mbi të rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008, një “zot droge” i vërtetë i Ballkanit.

Dodaj, sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, ishte kryetari i një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e tonëve kokainë nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjeteve të trafikut të drogës në Italinë qendrore dhe veriore. Së bashku me të, në grup ishin edhe vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, po ashtu shqiptarë.

Dënimet ndaj “Edit” nuk ishin kryer asnjëherë në Itali, sepse i arratisuri ishte bërë i pagjurmueshëm që në vitin 2013.

Megjithatë, javët e fundit karabinierët e seksionit Catturandi të njësisë hetimore të Milanos, të drejtuar nga komandanti Domenico Rana, kanë arritur t’i shtrëngojnë rrethin Dodajt.

Lëvizjet në kufi dhe disa gabime të “bashkëpunëtorëve” të tij ishin fatale për të.

Kështu, pjesë-pjesë, policia bashkoi enigmën dhe më 24 gushtINTERPOL arriti ta ndalojë të kërkuarin pikërisht në qytetin me pamje nga bregu i Adriatikut, duke ekzekutuar urdhrin evropian të arrestit të lëshuar nga zyra e ekzekutimeve të prokurorit të Milanos.

Tani për “Edin” duhet të mbërrijë kërkesa për ekstradim dhe të hapen dyert e burgut të Milanos, një qytet që u vërshua nga kokaina para se të bëhej fantazmë. /Albeu.com.


Shtuar 26.08.2023 15:26