Takimi me demokratët e “Ligjeve”, Basha: 3 amendamentet e PD-së do ta nxjerrin vendin nga kriza

Sot, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve. Mësohet se Basha ka thënë se se 3 amendamentet e propozuara nga PD janë domosdoshmëri për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

“Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me për kthimin e legjitimitetit, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pra nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin.

Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por çdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit.”, ka thënë Basha./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 18:48