Tabaku në Komitetin e Stabilizim-Asociimit: Rasti KAYO tregon dobësimin e kontrollit të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, deklaroi se rezolutat e Parlamentit Europian duhet të shndërrohen në plane konkrete pune për Shqipërinë.

Gjatë takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Tabaku tha se opozita ka ngritur shqetësime pranë Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të paktën 17 ligje.

Të lidhura

None found

Ndër çështjet e përmendura prej saj ishin kompania KAYO, tenderat në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimet që kanë paraprirë tenderat në shëndetësi, si edhe krijimi i Bankës së Zhvillimit apo i Korporatës së Investimeve.

Sipas Tabakut, në disa raste Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligje që bien ndesh jo vetëm me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por edhe me disa nga kapitujt për të cilët vendi është aktualisht në negociata.

Ajo e cilësoi rastin e KAYO-s si një shembull konkret të kufizimit të rolit kontrollues të parlamentit, duke theksuar se kjo çështje ka sjellë problematika edhe në sektorin e mbrojtjes.

Tabaku përmendi gjithashtu ligjin për investimet strategjike, i cili, sipas saj, është përfshirë në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian.

Në të njëjtën kuadër, ajo përmendi ligjin për zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe një sërë ligjesh të tjera të evidentuara nga Parlamenti Europian. Tabaku nënvizoi se rezolutat europiane duhet të përdoren si bazë për hartimin e planeve të punës në Shqipëri, ndërsa pozicionet negociuese të qeverisë nuk duhet të mbeten deklarata politike, por të përfshihen në punën e përditshme të komisioneve parlamentare.

Deputetja demokrate u ndal edhe te mundësitë e opozitës për të ushtruar kontroll parlamentar. Ajo tha se reformat e nevojshme duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijnë të dyja palët politike.

Në këtë kontekst, Tabaku solli si shembull refuzimin e fundit të kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për kompaninë KAYO, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për rastin e parë kur mohohet hapësira e opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Tabaku deklaroi se edhe dy reformat që po zhvillohen në Kuvendin e Shqipërisë, ajo Zgjedhore dhe ajo Territoriale, duken të njëanshme.

Sipas saj, Kuvendi ka miratuar një kalendar për një reformë territoriale të njëanshme nga qeveria, e cila po zhvillohet pa konsultim dhe në dëm të interesit publik.


Shtuar 21.09.2026 12:04

Tags: ,
sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet