“Shpirtin kam me ta djeg” Plas keq mes Blerimit dhe Atdheut, nisin nga kërcënimet mes djemve

Dy ish-konkurrentët e Për’puthen, Blerimi dhe Atdheu, kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të tensionuar, si brenda ashtu dhe jashtë emisionit.

Tensionet mes tyre lindën pasi Atdheu u rikthye në program për Antonelën, një veprim që Blerimit nuk i pëlqeu aspak, sepse dhe ai kishte shfaqur afrimitet të madh me Antonelën.

Që prej asaj kohe gjakrat mes dy djemve nuk janë qetësuar de duket se tashmë i kanë shpallur “luftë” njëri-tjetrit.

I ftuar së fundmi në një emision, ku duhej të komentonte personazhet e “Për’puthen”, Atdheu e dogji foton e Blerimit.

Blerimi nuk e ka pritur fare mirë këtë gjë dhe ka reaguar i revoltuar në rrjete sociale. Në një video të publikuar ai kërcënon Atdheun, duke u shprehur se do i djegë shpirtin.

“Ti më djeg foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djeg” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit. “Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, thotë Blerimi.


Shtuar 20.07.2021 13:38