Një pallat në Kiev është sulmuar me raketa nga forcat e ushtrisë Ruse.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës, e cila ka publikuar imazhe të ndërtesës në Kiev që u dëmtua herët të shtunën nga sulmet ruse.
Fotot tregojnë disa njësi apartamentesh të shpërthyera tërësisht nga sulmi i raketave. Dritaret dhe xhamat janë të thyer.
Kujtojmë se sulmet ruse nuk janë ndalur vetëm te ushtarët ukrainas, që janë pozicionuar në mbrojtje të vendit të tyre, por kanë goditur edhe popullsinë civile, teksa raportohet për qindra të vdekur./albeu.com/
⚡️Missile strikes an apartment building in Kyiv.
After heavy fighting in the capital overnight, a residential apartment building not far from the Kyiv International Airport (Zhuliany) was struck by Russian missile attacks. There are no reported deaths. pic.twitter.com/8yau9qyEZ9
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) February 26, 2022