Sulmi në metro në New York, në vendngjarje do të shkojë vetë Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shkojë në vendin e sulmit në metronë e New Yorkut.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Përmes një postimi në Twitter ajo njofton se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë më vonë në vendngjarje.

Mediat amerikane raportuan se një sulm ka ndodhur në metronë e Brooklyn-it në New York. Shumë njerëz kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym./albeu.com/