Sulmet në Gaza, OKB bën thirrje për më shumë ndihmë

Bombardimet e Izraelit mbi Rripin e Gazës, kanë qenë të vazhdueshme.  Sipas mediave palestineze, një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, u mori jetën të paktën 18 personave.

Njerëzit në një kamp tjetër, Bureij, u urdhëruan nga ushtria izraelite të lëviznin në Jug, ndërsa vazhdonte ofensivën e saj tokësore.

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që kërkon më shumë ndihmë humanitare për Gazën.

Megjithatë, nuk bëhej thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, tha se të paktën 18 njerëz vdiqën dhe dhjetëra ishin në një sulm ajror në një shtëpi në Nuseirat, në Gazan qendrore.

Një sulm ajror shkatërroi gjithashtu, një fabrikë të trajtimit të ujit në Jabalia.

Banorët e Bureij, i cili është afër Nuseirat, u urdhëruan të “largohen menjëherë për sigurinë e tyre” dhe të lëvizin në jug drejt qytetit të Deir al-Balah.

“Ku duhet të shkojmë? Nuk ka vend të sigurt,” tha Ziad, një mjek dhe baba i 6 fëmijëve. Një tjetër prej të zhvendosurve, ëalaa al-Medini, tha se ajo ishte plagosur në një sulm në shtëpinë e saj në qytetin e Gazës dhe përdorte një karrige me rrota. “Kjo nuk është një jetë: pa ujë, pa ushqim, asgjë”, i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se sulmet ajrore, ishin kryer pranë spitalit të saj Al-Amal në qytetin jugor të Khan Younis.

Mjekët pa Kufij theksuan në një postim në X, se “sulmet pa dallim” të Izraelit në Gaza e kishin “shndërruar veriun e Rripit në një grumbull rrënojash”.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se rreth një e katërta e të gjitha familjeve në Gaza – afërsisht 500,000 njerëz – po përballen me “kushte katastrofike urie”, me ushqimin dhe ujin në mbarim.

Izraeli filloi ofensivën e tij pasi luftëtarët e Hamasit kaluan nga Gaza në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë.

Të paktën 20,000 njerëz janë vrarë dhe 50,000 janë plagosur në Rripin e Gazës që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.


Shtuar 23.12.2023 07:58