Presidenti Joe Biden fal mijëra të dënuar për përdorim hashashi për festa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka falur dhjetëra të dënuar për posedim të sasive të vogla të marijuanës, në ato shtete ku ajo nuk është legalizuar për qëllime rekreative apo mjekësore.

Me këtë vendim, bëhet realitet premtimi i drejtësisë së barabartë për korrigjimin e pabarazive racore në sistemin e drejtësisë.

“Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit. Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Marijuana është dekriminalizuar në shumë shtete amerikane, por jo në ligjin e përgjithshëm federal, teksa rregullatorët përgatisin uljen e kategorisë së rrezikshmërisë së saj.


Shtuar 23.12.2023 08:41