Sulmet kibernetike, Drejtoria e Gjendjes Civile njofton qytetarët: Nesër ndërpritet shërbimi për pasaporta apo ID karta

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar se ditën e nesërme do të ndërpritet përkohësisht shërbimi për dokumentet biometrike në zyrat e aplikimit të Aleat.

Në njoftim thuhet se kjo bëhet në kuadër të masave për rritjen e nivelit të sigurisë ndaj sulmeve kibernetike që kanë goditur vendin tonë

“Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar’.

Shtuar 15.09.2022 19:39