Ballkani u përfshi nga stuhi të fuqishme. Sipas autoriteteve në Shqipëri, dy vetë kanë humbur jetën si pasojë e moti të keq.
Në Maqedoninë e Veriut, dhjetëra persona janë plagosur, njoftuan autoritetet lokale të mërkurën.
Të lidhura
None found
Në Himarë, në bregdetin jugor të Shqipërisë, një elektricist humbi jetën ndërsa përpiqej të riparonte një linjë elektrike të dëmtuar nga stuhia.
Policia shqiptare njoftoi gjithashtu se në rajonin jugor të Sarandës është gjetur trupi i pajetë i një peshkatari 61-vjeçar. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, varka e tij ishte përmbysur nga stuhia.
Po sipas këtyre raportimeve, në Sarandë tre persona u dërguan në spital me lëndime të shkaktuara nga pemët e rrëzuara dhe godtije nga copa xhamash të thyer.
Në Maqedoninë e Veriut, erërat e stuhishme arritën shpejtësi deri në 134 kilometra në orë. Në kryeqytetin Shkup, sipas autoriteteve, u plagosën më shumë se 30 persona, u dëmtuan 100 automjete dhe u shkulën 189 pemë. Gjithashtu u dëmtuan ndërtesa e Presidencës, disa ministri dhe aeroporti.
Në Bosnje, rajoni jugor i Hercegovinës ishte më i godituri. Kryetari i komunës së Nevesinjës, Milenko Avdaloviq, deklaroi për televizionin boshnjak RTRS se stuhia ka shkaktuar “dëme të mëdha” në fushat bujqësore dhe pemishtet. Në fshatrat e prekura, “fermerët tanë praktikisht nuk do të kenë më asgjë për të korrur”, tha ai.
Shkencëtarët vlerësojnë se ngjarjet ekstreme të motit, si stuhitë, po bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor./DW
