Stoltenberg përshëndet lëvizjen e Turqisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur lajmin se Turqia i ka dhënë dritën jeshile kërkesave nga Finlanda dhe Suedia për t’u bashkuar me aleancën e tij ushtarake të vendeve perëndimore.

Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se të tre vendet kanë nënshkruar një memorandum që “adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportet e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”./albeu.com

Shtuar 28.06.2022 21:28