Arrestohen dy shtetas të huaj me dokumente false në Rinas, procedohen dy të tjerë

Një shtetas kinez dhe një shtetase kamerunase janë arrestuar në Rinas, pasi paraqitën në sportel, dokumente të falsifikuara.

Pas kontrolleve është proceduar një shtetas turk, pasi gjatë kontrollit iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar.

Sakaq ka nisur hetimi edhe për një shtetase tjetër, e cila nuk deklaroi në kufi sendet me vlerë siç e përkaton ligji.

Sekuestrohen dokumentet false dhe sendet me vlerë (bizhuteri).

Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme dhe 1 rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë.

Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, konkretisht:

– është vënë në pranga shtetasi kinez Z. Q., 39 vjeç, banues në Kinë, pasi ka paraqitur në sportel, një pasaportë të Koresë së Jugut, të falsifikuar;

– është vënë në pranga shtetasja kamerunase K. T., 43 vjeçe, pasi ka paraqitur në sportel, një leje për qëndrim në Suedi, të falsifikuar;

– nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk G. A., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë izraelite të falsifikuar;

– nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 59 vjeçe, pasi nuk ka deklaruar në doganë, sende me vlerë (bizhuteri) që i kishte me vete.

Dokumentet false dhe sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.10.2023 15:10

Tags: