Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbolit Korçar pas një sulmi në zemër (EMRI-FOTO)

Një prej ikonave të Skënderbeut, Veteran Topçiu ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Problemet kardiake kanë shkaktuar vdekjen e Topçiut në spitalin e qytetit të Korçës, me klubin e Skënderbeut që ka shprehur ngushëllime për familjarët, me një postim në rrjetet sociale.

Mësohet se Topçiu merrte pjesë në një aktivitet në Korçë dhe duke diskutuar në mes të sallës,  ka pësuar një arrest kardiak dhe është rrëzuar përtokë.

“Lamtumirë Veteran Topçiu!Veteran Topçiu një prej ikonave të KF Skënderbeu është ndarë nga jeta si pasojë e problemeve kardiake në moshën 80-vjeçare. KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithe komunitetin e Futbollit Korçar. U prehsh në Paqe Veteran!” – Shkruan Skënderbeu.

 


Shtuar 16.11.2023 21:07

Tags: , ,