Spektakël në qiell, pa masa sigurie! Akrobatja Fiona Rushiti tregon performancat që do të dhurojë së shpejti (VIDEO)

Nga Enkeleda Bodini

Të gjithë keni dëgjuar për Fiona Rushitin, akrobaten nga Tirana e cila performon në qiell të hapur. Në një intervistë për abcnews.al, Fiona ka rrëfyer rrugëtimin e saj në akrobatësi dhe ka ndarë me emocionet që përjeton ndërsa performon qindra metra mbi tokë.

Fiona e ka zbuluar talentin në akrobatësi që në moshën tre vjeçare dhe tashmë ajo është një profesioniste e vërtetë. E stërvitur mirë në cirk, ajo ka marrë guximin të dalë dhe të dhurojë spektakël nga qielli. Për më tepër, masat e sigurisë janë minimale, pasi Fiona zgjedh ta sfidojë veten dhe emocionet që ajo merr e tejkalojnë frikën.

Së fundmi ajo ka realizuar një performancë të jashtëzakonshme në Kosovë, për 22-vjetorin e Çlirimit, nën moton “Të fluturosh drejt lirisë”. E veshur me fustan të bardhë të përgjakur dhe më pas me uniformën e UÇK-së, Fiona ka përcjellur mesazhin se gjatë viteve të luftës, shqiptarët e Kosovës e gjetën forcën për t’u ringritur,  në dhimbje.

Përsa u përket planeve përgjatë verës, Fiona ka treguar se performancën e radhës do ta ketë në Maqedoninë e Veriut dhe se për këtë është shumë e emocionuar. Gjithashtu ka treguar se sezoni veror do të jetë i mbushur me aventura dhe sfida. Për të parë intervistën e plotë, klikoni në linkun më poshtë./abcnews.al


Shtuar 17.06.2021 15:42