SPAK sekuestron një pulari në Shkodër

U dënuan për pastrim parash e grup kriminal, i konfiskohet pasuria Astrit Beqirit e Dhimitër Shkodranit. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesen e SPAK duke, konfiskuar një pulari në Shkodër dhe, 3 prona të paluajtshme dhe rreth 30 mln lekë.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë.

Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara.

Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.


Shtuar 13.12.2021 10:25