SPAK mbyll hetimet për ish-shefin e logjistikës së burgut 313 i akuzuar për korrupsion

SPAK ka mbyllur hetimet paraprake për procedimin penal nr.89/1 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake është marrë i pandehur dhe është dërguar për gjykim me masë sigurie personale “arrest në burg”, i pandehuri:

Florin Ahmetaj, përgjegjës i Sektorit të Logjistikës në burgun 313 në Tiranë, është akuzuar për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se: I pandehuri Florin Ahmetaj, i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla në këtë IEVP, ka krijuar në datën 28 janar 2019 një person tregëtar fizik, të cilin e ka regjistruar në emër të kunatit të tij.

Pas regjistrimit të personit fizik, duke përfituar nga pozita e ti,  bën të mundur që në mënyrë të kundraligjshme personi fizik të përfitojë kontrata në disa procedura prokurimi dhe blerje pranë IEVP “Jordan Misja”.

Megjithëse një subjekt tregëtar i ri dhe pa eksperiencë, brenda një periudhe 14 mujore subjekti tregtar, person fizik, ka fituar 12 procedura prokurimi dhe blerje, me vlerë rreth 2,7 milion lekë (të reja), të organizuara nga ana e IEVP “Jordan Misja”, Tiranë./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 14:51