Sot Kuvend: Rama interpelancë me Dulen, miratohet projektligji për shqiptarët e Anglisë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë kësaj seance do të bëhet edhe një interpelancë të kryeministrit Rama me deputetit Vangjel Dule.

Interpelanca është kërkuar nga deputeti Dule dhe lidhet pikërisht me çështjen e minoriteteve në Shqipëri, e veçanërisht atë grek.

Një projektligj që pritet të miratohet sot është edhe ai mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për ekstradimin e personave të dënuar.

Ndërkohë që pjesë e diskutimeve pritet të jetë dhe aktualiteti politik, veçanërisht aksioni i SPAK që çoi në pranga ish-ministrin e mjedisit për dosjen e inceneratorëve. /albeu.com/

 


Shtuar 16.12.2021 09:14