Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 2.704 teste prej të cilave kanë rezultuar me koronavirus 83 raste të reja.
Prej rasteve të reja, 40 janë regjistruar vetëm në Shkup.
Të lidhura
None found
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 259 pacientë ndërsa kanë humbur jetën dy pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.804 raste, prej të cilëve 146.302 janë shëruar, kurse 5.232 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.270 raste aktive me virusin korona.
