Sot, 24 ditë larg nga dita e zgjedhjeve ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka bërë një apel për të gjithë të rinjtë që të ushtrojnë të drejtën e votës, që sipas tij është edhe përgjegjësi.
“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhure votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”, tha Sorca.
Deklaratat e ambasadorit u bënë nga Universiteti Bujqësor, ku mori pjesë në një aktivitet për Erasmusin. “Së pari që Shqipëria ka qenë vend dhe vazhdon të mbetet pararojë në rajon, ka qenë vendi i parë në rajon që u bë pjesë e programit të Erasmus. 8 mijë studentë dhe akademikë shqiptarë kanë shkuar në BE dhe 5 mijë akademikë dhe studentë kanë ardhur në Shqipëri.”