Sonte nis Eurovision 2023, ja kur do të performojë Shqipëria

Sonte nis festivali europian i  këngës Eurovision 2023.

Festivali do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar. Vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi me këngën “Duje”.

Por Albina nuk ka mundur të shtojë në Londër për provat për shkak të mungesës së pasaportës shqiptare.

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

/albeu.com/


Shtuar 9.05.2023 08:40