Sonte finalja, Eurovision me një audiencë prej 3,500 vetash të testuar nga Covid

Finalja e kësaj gare në Eurovision Song Contest në Roterdam do të jetë një shfaqje ndryshe nga çdo tjetër në historinë 75-vjeçare të konkursit.

Pasi festivali u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Të gjithë të pranishmit, përfshirë teknikët, interpretuesit dhe gazetarët, duhet të testohen nga Covid.

Të 3,500 anëtarët e audiencës do të duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit para se të futen në arenën Ahoy, ku do të mbahet finalja e madhe.

Kujtojmë se edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri është në garën e finales. Anxhela do ta këndojë këngën “Karma” e dyta./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 22.05.2021 14:08