Sondazhi në Albeu.com/ Gara në Tiranë: Bie Berisha, kush është demokratja më e votuar pas Bashës

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, fushata elektorale po vazhdon e nxehtë në të gjithë vendin dhe po aq e nxehtë edhe në përballjet televizive mes liderave politikë.

Por cfarë tregojnë sondazhet deri më tani mbi ecurinë e fushatës dhe parashikimi mbi fituesin e zgjedhjeve më 25 Prill?

Albeu.com prej më shumë se 24 orësh po zhvillon një sondazh i cili deri më tani ka një numër rekord pjesmarrësish.

Deri më tani, në rang vendi kryeson lehtë me përqindje votash aleanca nga Partia Demokratike më në krye Lulzim Bashën (44.72%) në epërsi ndaj kryeministrit Rama (41.81 %%) .

KLIKO PËR TË MARRË PJESË NË SONDAZH!

Por si po zhvillohet gara mes demokratëve në qarkun e Tiranës ku është gara më e fortë elektorale?

Kandidati më i votuar demokrat deri më tani në sondazhin e Albeu.com është kryedemokrati Lulzim Basha me 31.31 % të votave, i ndjekur nga Jorida Tabaku me përqindje votash 16.67 %.

Ish-kryeministri Sali Berisha rënditet në vendin e tretë të votuar më shumë me 13.13 % të votave të mbledhura për Aleancën e PD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Shfletoni më poshtë për të shikuar të plotë galerinë me foto mbi rezultatin e sondazhit në kohë reale nga Albeu.com.


Shtuar 5.04.2021 22:28