Një tjetër abuzim seksual ka ndodhur në Greqi, duke vënë në alarm instancat shtetërore. Një xhaxha 50-vjeçar, akuzohet se ka përdhunuar për 6 vite mbesën e tij.
Protothema raporton se vajza jetonte me gjyshen e saj në Selanik pasi i ishin divorcuar prindërit dhe xhaxhai i saj përfitoi nga situatë ku vajza ishte e pambrojtur duke abuzuar seksualisht me të.
Të lidhura
None found
Tashmë vajza është në moshën 17 vjeçe dhe është larguar nga vendi. Atje ajo gjeti forcën për ta raportuar këtë rast në Autoritetet e Policisë dhe për të treguar çdo gjë në lidhje me xhaxhanë e saj.
Oficerët e policisë së Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut, të cilët filluan hetimet mbi krimet dhe formuan një çështje kundër xhaxhait të saj grek 50-vjeçar, për veprime të pahijshme kundër saj.
Dosja e çështjes ka të bëjë me veprat e përdhunimit, abuzimin e të miturve ku viktima nuk kishte mbushur moshën 12 vjeç.
