Situatë e sikletshme! Deputetit shqiptar i grisen pantallonat në sallën e Kuvendit (FOTO LAJM)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, është përballur me një situatë të pakëndshme në Kuvendin e Kosovës, e ky moment është kapur nga fotografët.

Deputetit Haliti i janë grisur pantallonat dhe duket se në momentin kur është fotografuar, ai nuk ka qenë në dijeni për këtë.

Fotografia është publikuar nga portali “arbersh.info”, teksa Haliti duket duke u përkulur.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet propozimi për shtrenjtimin e rrymës. /Express


Shtuar 24.01.2022 17:09