Situatë e rënduar nga zjarret në Lurë, pritet ndërhyrja nga ajri

Parku Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Disa vatra zjarri janë ende aktive në zona të ndryshme të këtij parku, duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë pyjore e turistike.

Aktualisht zjarri në Fushë Lurë, është aktiv i zhvilluar në dy vatra. Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë, ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta.

Vatra tjetër e zjarrit në Fushë Lurë në segmentin Titar e Nërshene, zjarri ka shtrirje perimetri të madh dhe zgjerohet edhe në pyje të shpeshtë ahu.


Shtuar 22.07.2024 16:01