Situata e motit në vendin tonë/ Rikthehen përmbytjet në Durrës, rrugët te zona e stadiumit kthehen në ‘lumenj’ (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë. Si pasojë  e reshjeve, jane rikthyer përmbytjet në Durrës. Prezencë të madhe uji ka edhe në zonën përreth Stadiumit.

Prezenca e ujit është jo vetëm në rrugët, por dhe në ambientet pranë impiantit sportiv.

Autoritetet lokale dhe njësitë e emergjencës, po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për të siguruar qarkullimin dhe parandalimin e dëmeve të mundshme në banesa dhe biznese.

Banorët e zonës janë të këshilluar të shmangin lëvizjen e panevojshme nëpër rrugët e përmbytura.

 


Shtuar 20.02.2026 10:53