Situata e Covid-19 në Maqedoni në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 6.010 teste të kryera janë regjistruar 2.071 raste të reja me Covid-19.

1.047 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga MSh shtojnë se 275 raste paraqesin riinfektime. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.450 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 9 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 2 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën 5.01.2022 – 20.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19. /albeu.com/

Shtuar 21.01.2022 20:38