Silva Bino mesazh qytetarëve: Dëgjoni këshillën time, vaksinohuni (VIDEO)

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino, përmes një videomesazhi ka paralajmëruar njërëzit rreth rrezikshmërisë që paraqet infektimi nga Covid 19.

Bino i kërkon popullatës që të vaksinohen sa më shumë, me qëllim që të shmangin pasojat fatale nga virusi vdekjeprurës.

Ajo u kërkon të mos u besojnë miteve që një pjesë e njerëzve thonë se “kur nuk më ka zënë deri tani jam imun”, pasi variantet e reja janë tepër të transmetueshme dhe mund të çojnë deri në vdekje.

“Kjo është një përshtypje shumë e gabuar pasi cdo person mund të infektohet nga Covidi.

Këta persona mund të kenë qenë të infektuar, por në mënyrë asimptomatike, nga ana tjetër mund të riinfektohen me variantet e reja, që janë tepër të transmetueshme dhe duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen forma të rënda të sëmundjes. Bile mund të shtrohen në spital dhe mund të shkaktohen për fat të keq edhe vdekje.

Kjo është arsyeja që cdo person e ka kaluar apo jo COVID duke të vaksinohet” shprehet Bino./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 12:54