Ndodh në Pogradec! 16-vjeçarja bashkë me shoqen vjedhin paratë e komshiut

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetase A.G., 16-vjeç, banuese në Pogradec. Burimet bëjnë me dije se shettasja në fjalë ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal  edhe për shoqen e saj të mitur.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:

Nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. G., 16 vjeçe, banuese në Pogradec dhe filloi procedimi penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike të dyshuar heroinë; si edhe E. H., 57 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në fshatin Dardhas, Pogradec, ky shtetas u kap me mjetin furgon tip “Benz” duke transportuar 3.5 m sterë dru zjarri, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin E. B., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në hyrje të Maliqit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Mitsubishi”, duke transportuar 1 m sterë dru zjarri, pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 26.08.2021 13:16